Stresi i dhuron lekët e fitores nënës së tij: “del në pension, ajo e di si më ka rritur…”

Stresi arriti të fitojë “Big Brother VIP Kosova, duke marrë 160 mijë euro. Në një video live reperi thotë se nuk do të bëjë skena dhe të thotë se do i çojë për bamirësi, por çmimin ia dedikon nënës së tij e cila del në pension.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ha njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime.

Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime”, tha Stresi në një Live në Instagram.

Stresì shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor.

Reperi nga Shqipëria, ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, ka fituar edicionin e parë të këtij ‘reality show’.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Share With:
Translate »
130 Views