Stresi në shtatzëni, efektet anësore në sëmundje të zemrës dhe plakjes së përshpejtuar në pasardhës
Stresi prenatal mund të shkaktojë dëmtime në aortë tek pasardhësit, gjë që mund të kontribuojë në zhvillimin e aterosklerozës dhe përshpejtimin e plakjes, sipas një studimi të ri në hulumtime paraklinike, gjegjësisht në minj.
Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët që lindin nga gratë që përjetojnë stres gjatë shtatzënisë kanë një rrezik më të lartë të aterosklerozës – akumulimit të pllakave yndyrore në arterie – dhe sëmundjeve të zemrës në jetën e mëvonshme, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtimet e kaluara kanë sugjeruar gjithashtu se gjenet e lidhura me stresin mund të luajnë një rol në shkurtimin e telomereve.
Telomeret janë ‘kapele’ në skajet e kromozomeve dhe janë të përfshira në procesin e plakjes. Mes tjerash, telomerët më të shkurtër janë një shënues i plakjes së përshpejtuar.
Studiuesit kanë hulumtuar minjtë që përjetuan stres gjatë shtatzënisë. Minjtë e lindur nga nëna të stresuara kishin aterosklerozë më të rëndë – të shfaqur nga lezione në aortë – deri në moshën 25 javëshe sesa ata të lindur nga nëna pa stres.
Për më tepër, stresi prenatal bëri që telomeret në aortë të ishin afërsisht 27% më të shkurtra se minjtë e lindur nga grupi i kontrollit.
Ky studim është vetëm fillimi pasi shkencëtarët mësojnë më shumë për pasojat e shëndetit mendor të prindërve në shëndetin fizik të fëmijës së tyre.
“Zbulimi se aorta është e ndjeshme ndaj stresit prenatal nga humbja e gjatësisë së telomereve është hapi i parë për të kuptuar se si stresi ndikon në biologjinë e telomereve,” shkruajnë studiuesit.
Gjetje të tjera në pasardhësit e minjve femra të stresuar përfshinin:
– Pesha trupore dukshëm më e lartë.
– Rritja e peshës së veshkave.
– Nivele më të larta të inflamacionit.