Studim: Fëmijët që kanë kafshë zotërojnë sistem më të fortë imunitar dhe i përballojnë më mirë sëmundjet

Dekadave të fundit është rritur gjithnjë e më shumë numri i fëmijëve të prekur me astmë, çrregullime auto-imune dhe alergji. Sipas analizave statistikore thuhet se këto kushte shëndetësore janë më të përhapura në vendet e zhvilluara sesa në vendet në zhvillim.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Eastern, Finlanë thuhej se ekspozimi i fëmijëve ndaj kafshëve të fermës në fazën e fëmijërisë së hershme luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi të shëndoshë imunitar. Kjo lidhet me rolin e qelizave dendritike dhe citokine të prodhimit. Këto qeliza dendritike dërgojnë antigjenet në qelizat e tjera për të nxjerrë një përgjigje imunologjike. Fëmijët që janë rritur rreth kafshëve të fermës kanë më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundjet atopike të fëmijërisë si astma apo ekzema. Mendohet se ekziston një lidhje e veçantë midis këtyre fëmijëve dhe një sistemi të shëndoshë imun në të ardhmen. Studimi tregon se ekzistojnë disa mekanizma komplekse që përfshijnë zhvillimin e sistemit imunitar.

Share With:
Translate »
769 Views