Studimi: Fëmijët në kontakt me minj e buburreca janë më të shëndetshëm kur rriten

Dy të ftuarat e “Shije Shtëpie”  në Tv Klan, farmacistja Teuta Maçi dhe pediatrja Lira Gjika  argumentojnë se mjediset  e pastra dhe të sterilizuara nuk janë më të mirat për fëmijët.  Në të vërtetë, kontakti i fëmijëve me natyrën, gjallesat e ndryshme dhe mikrobet i ndihmon ata për një shëndet më të fortë.

Teuta Maçi: Në fakt unë doja të kthehesha në natyrë, aty ku ne si qenie, unë e them gjithmonë nga u kemi ardhur dhe faktikisht asgjë nuk sterilizohet në natyrë. Përkundrazi, kontakti është gjithmonë e më shumë. Jo vetëm kaq, por fëmijët të cilët janë në kontakt me mikrobe, deri edhe fëmijët e qytetit nga mikrobet e miut apo buburrecave, studimet tregojnë që vuajnë më pak në moshë të madhe nga astma, nga diabeti, nga obeziteti, pra studimet tregojnë që sa më pistë në fëmijëri, aq më të shëndetshëm në moshë të madhe.

Lira Gjika: Sa më shumë gjallesa të ndryshme të kesh afër, aq më mirë është.

Katerina Trungu: Doktoreshëë, nuk është e varur kjo edhe nga lloji i njeriut?

Lira Gjika: Njeriu është produkt i mjedisit, në qoftë  se mjedisi është ankthioz, edhe ai do bëhet. Dhe dihet që shumë sëmundje si astma, bronshiti astmatik tregojnë që fëmija është në një mjedis steril të sëmurë. Modifikon karakterin e fëmijës. Një nënë ankthioze, një nënë që ka frikë nga pisllëku natyrisht që do bëjë një fëmijë me probleme me frymëmarrjen.

Share With:
Translate »
130 Views