Studimi: Fetusi buzëqesh kur nëna konsumon karrota, mërzitet kur ha lakra

Sipas një studimi të kryer në Angli me 100 nëna shtatzëna, ka rezultuar diccka e pazakontë. Fetueset në barkun e nënës janë mërzitur kur ato kanë konsumuar lakër jeshile, mirëpo kanë buzëqeshur pasi hëngrën karota.

Studimi ofron një vështrim të rrallë se si fetuset reagojnë ndaj shijeve në kohë reale.

Studiuesit u dhanë grave pjesëmarrëse kapsula që përmbanin versione pluhur të dy ushqimeve. Tridhjetë e pesë gra konsumuan ekuivalentin e një karote mesatare dhe 34 gra konsumuan ekuivalentin e 100 gram lakër jeshile të copëtuar, ndërsa gratë e tjera nuk konsumuan agjë.

Njëzet minuta më vonë, skanimet me ultratinguj treguan se shumica e fetuseve të ekspozuar ndaj aromës së lakra jeshile dukej se u grimasën, ndërsa pjesa më e madhe e ekspozuar ndaj karotës dukej se po qeshnin.

“Ne jemi të parët që mund të tregojmë në një skanim me ultratinguj shprehjet e fytyrës në lidhje me ushqimin që nëna sapo ka konsumuar,” tha Nadja Reissland, një bashkëautore e studimit dhe drejtuese e Kërkimit Fetal dhe Neonatal.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se lëngu amniotik që rrethon një fetus mund të ketë aroma ose shije të ndryshme në varësi të dietës së një personi shtatzënë.

Një studim i vitit 2001 zbuloi gjithashtu se foshnjat që ishin të ekspozuar ndaj aromës së karotave përmes lëngut amniotik ose qumështit të gjirit treguan më pak shprehje negative të fytyrës në reagim ndaj drithërave me shije karrote sesa foshnjat që nuk kishin pasur ato ekspozime të mëparshme.

Share With:
Translate »
202 Views