Studiuesit zbulojnë ilaçin që do të zgjasë fertilitetin e grave me 5 vite!

Studiuesit kanë zbuluar një ilaç i cili mund të zgjasë fertilitetin e grave me 5 vite, dhe t’i rrisë atyre aftësinë për të mbetur shtatzënë dhe lindur fëmijë në mënyrë natyrale. Rapamicina, është ilaçi i cili mund të përdoret sipas studiuesve, për t’i mbrojtur vezoret nga plakja.

Studimi për Rapamicinën, u ndërmor, për të kuptuar nëse një ilaç mund të ngadalësojë plakjen e vezoreve, duke vonuar kështu menopauzën, duke zgjatur fertilitetin dhe duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën.

Yousin Suh, një profesor i shkencave riprodhuese dhe Zev Williams, shefi i departamentit të endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit në univertistein e Kolumbisë, bashkëdrejtuan studimin. Suh tha se rezultatet kanë treguar, se ilaçi mund të zvogëlojë plakjen e vezoreve me 20%, nëse gratë gjatë përdorimit nuk përjetojnë efekte anësore, si përzierje, dhimbje koke, presion i lartë i gjakut apo infeksione.

Suh pranon se 1000 gra që morën pjesë në studim, raportuan, se patën përmirësime në shëndetin e tyre pas përdorimit të këtij ilaçi, duke pasur kujtesë më të mirë, më shumë energji, lëkurë më të butë etj. Po ashtu studimi tregoi se rapamicina mund të rrisë jetëgjatësinë me 9-14% duke rigjallëruar sistemin imunitar dhe organet që përkeqësohen në pleqëri.

“Rezultatet e këtij studimi, i pari në historinë njerëzore janë shumë, shumë emocionuese. Do të thotë që gratë me probleme të fertilitetit, që lidheshin me moshën, tani kanë shpresë, nëse më herët nuk kishin”, tha Suh.

“Këto rezultate tregojnë se shumë gra në botë kanë shpresë për përdorimin e rapamicinës, për të zgjatur jetëgjatësinë e vezores dhe në këtë mënyrë për të vonuar menopauzën, duke zgjatur gjithashtu jetëgjatësinë dhe për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës”, shtoi ai.

Suh tha se ekipi prej të paktën 12 shkencëtarësh që po punojnë në këtë studim, kanë besim të madh se këto rezultate do të vlejnë.

“Në një farë mënyre, rezultatet tona janë shumë të mira për të qenë të vërteta. Këto rezultate janë si një ëndërr e realizuar”, tha ai.

Është studimi i parë që shikon thelbin e plakjes së vezoreve dhe për ta parandaluar këtë. Vezoret lëshojnë vezë vazhdimisht: gratë humbasin rreth 50 çdo muaj, me vetëm një që arrin ovulimin. Një dozë e vogël javore e rapamicinës ngadalëson vezoret, kështu që ato lëshojnë vetëm 15 vezë në muaj.

Suh dhe Williams vlerësojnë se kjo ul plakjen e organeve me 20%.

Niveli i rapamicinës së përdorur është i vogël: grave u jepet 5 mg në javë për tre muaj, krahasuar me 13 mg në ditë. Po ashtu gjatë studimit, u vu re se gjatë përdorimit, gratë nuk përjetuan asnjë shqetësim, dhe vazhduan të kenë menstruacione normale.

Share With:
Translate »
83 Views