Sugjerimi: T’u vendosim mikroçipa fëmijëve
FEB (Forumi Ekonomik Botëror) ka publikuar në faqen e tij të web një shkrim kontravers që sugjeron vënien e çipave për lokalizimin e vendndodhjes tek fëmijët. Kjo gjë, thuhet në shkrim se do të bëhet realitet së shpejti.
Kathleen Philips, autore e shkrimit e njëkohësisht zv.Presidente e R&D e Qendrës Ndëruniversitare të Mikroelektronikës (IMEC) thot se kjo teknologji do i nënshtrohet evolucionit natyror pavarësisht se tingëllon e frikshme.
SHKRIMI I FORUMIT EKONOMIK BOTËROR
A po shkojmë drejt një ‘bote të re të guximshme’? Sado të frikshme që mund të duken çipat, ato janë pjesë e një evolucioni natyror.
Aparatet e dëgjimit ose syzet nuk mbartin më një stigmë. Ata janë aksesorë dhe madje konsiderohen si artikull modernë.
Po kështu, implantet do të evoluojnë si mall. Nëse kjo tingëllon e pamundur, atëherë merrni parasysh alternativat që përdorim aktualisht.
Drogat shpesh shfaqin efekte të padëshiruara, sepse ato ndikojnë në procese të shumta biologjike në të njëjtën kohë. Dikush me mjekim afatgjatë mund të dëshirojë të provojë një implant që dërgon impulse elektrike ose optike shumë të sakta.
Marrja e një implanti është padyshim më invazive sesa marrja e një palë syze. Në përgjithësi, implantet do të lidhen me kushtet mjekësore. Shkalla në të cilën një pajisje e veçantë bëhet e zakonshme do të varet nga funksionaliteti i teknologjisë dhe sa është e integruar ajo në trupin tuaj dhe jetën (stilin) e përditshëm.