Suhan lë vetëm të dashurin dhe arratiset në Paris me vajzat binjake

Së bashku me vajzat binjake 5-vjeçare, aktorja turke Tuba Buyukustun është nisur drejt Parisit, ku do të presin edhe Vitin e Ri. Aktorja u pa një ditë më parë në aeroportin e Stambollit, Ataturk, bashkë me binjaket Toprak dhe Maya, duke bërë check-in para udhëtimit. Pas marrjes së biletës së udhëtimit, në klasin ‘Business’, me sa duket, aktorja kishte harruar të marrë edhe vulën përfundimtare nga jashtë. Pasi u kthye dhe mbaroi punë, aktorja u ribashkua me binjaket drejt hyrjes për në avionin e Parisit.

Megjithëse është përfolur këto kohë për lidhjen e dashurisë me biznesmenin Umut Evirgen, Tuba nuk ka folur zyrtarisht për raportin me të, madje edhe zërat se çifti janë në prag të martesës u shuan shpejt. Ky udhëtim i fundvitit drejt Parisit nuk dihet nëse do të shoqërohet nga i dashuri, por, me sa duket, këtë “arratisje”, Tuba po e shfrytëzon edhe si periudhë reflektimi për jetën private.

Share With:
Translate »
1170 Views