“Sulltanesha Hyrrem” bëhet nënë për herë të dytë dhe sapo na dhuroi foton e mrekullueshme nga materniteti

Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!

Meryem tregoi se do të bëhej nënë për herë të dytë, ndërsa këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit.

Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Meryem ka treguar se është bërë nënë për herë të parë, duke publikuar foto me bebushen e sapolindur.

“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkuar me ne”, shkruan aktorja.

 

 

Megjithëse e ka ruajtur hermetike jetën e saj private, “Hyrrem” ka folur së fundmi për babanë e fëmijës.

Gjatë një interviste së fundmi, aktorja ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”- rrëfeu Meryem.

Ajo sqaroi se mashkulli që i ka vjedhur zemrën nuk e dinte që aktorja ishte e famshme në Turqi, ndërsa këtë detaj e mësoi më vonë.

E pyetur nëse ndihet gati të martohet, “Hyrrem” u përgjigj:

 “Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”

Share With:
Translate »
534 Views