Sulltanesha Kosem është shtatzënë dhe rrjeti sapo u çmend
Ka disa kohë që aktorja e njohur turke, Beren Saat, është përfolur për shëndetin e saj të dobët, madje edhe për peshën trupore, pas së cilës krijoi dyshime se mund të ishte e sëmurë. Por pas kurave dhe trajtimeve, më në fund ka ardhur një lajm i mirë. Beren Saat është shtatzënë. Lajmi është publikuar nga mediat turke, të cilat citojnë burime të sigurta me bashkëshortin e Beren Saat, Kenan Dogulu. Sipas burimeve të afërta, lajmin e postoi në fillim gazetari Bilal Ozcan, i cili tha se Beren është 2 muajshe shtatzënë. Edhe pse ishte menduar se Saat i ka refuzuar ofertat e fundit për të qenë pjesë e serialeve, sepse ka pasur probleme me shëndetin, në të vërtetë paska qenë pikërisht shtatzënia arsyeja që e ka çuar në këtë vendim.