Super shtëpia e Olta Gixharit në Spanjë, me pamje nga deti dhe Amarin e vogël!
Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit dhe Krishtlindjet si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar pozat me të voglin, të cilit ende nuk ia ka treguar portretin për të cilin jemi kaq kuriozë.
Siç të gjithë e dimë, Olta po jeton në Spanjë me partnerin e saj, ku kanë një apartament buzë detit me pamje fantastike.
Në InstaStory, aktorja ka ndarë panoramën e shtëpisë së saj dhe gjejeni pak kush e zbukuronte? I vogli Amar të cilin e kishte vendosur pranë dritares për të shikuar natyrën.
![]()
Doemos, kjo është panorama perfekte e këtij viti për Oltën!