Supermodelja zbulon emrin e bebushit pas lindjes super sekrete!
Miranda Kerr u bë nënë për herë të tretë në fillim të tetorit dhe askush s’kuptoi asgjë derisa çifti vendosi ta bëjë publik lajmin.
Supermodelja solli në jetë fëmijën e dytë me partnerin Evan Spiegel, bashkë-themeluesin e Snapchat-it. Ndonëse deri më tani Kerr zgjodhi të mos jepte asnjë detaj rreth bebit, në postin e fundit të Instagram-it, ajo zbuloi emrin e të birit. Emri i vogëlushit është Myles.

“Jemi më shumë se të lumtur me ardhjen e Myles-it dhe po ashtu vlerësojmë çdo fjalë të mirë dhe urim tuajin gjatë kësaj kohe kaq të veçantë për ne. S’mund të ishim më të lumtur me ardhjen e djalit tonë të bukur në familje.”- shkruan modelja.

Ajo dhe bashkëshorti i saj u martuan në 2017-ën dhe gjithashtu janë prindër të një djali 1-vjeç të quajtur Hart. Miranda Kerr është gjithashtu nëna e 8-vjeçarit Flynn, nga martesa me Orlando Bloom.

Në kopertinën e tetorit të Marie Claire Australia, Kerr zbuloi seksin e fëmijës dhe se kishte zgjedhur disa emra, por preferoi të mos i bënte publike. “Është mirë t’i mbash disa gjëra për vete,” tha ajo.
Gjithashtu, Kerr tha se shtatzënia e tretë ishte më e vështira.