Suprizon këngëtari i famshëm, bëhet baba për herë të tretë me nënë zëvëndësuese

Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se janë bërë prindër për herë të tretë me anë të një nëne zëvëndësuese.

Çifti i famshëm bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Colette (Coco) Josephine Williams.

Duart e gjithë anëtarëve të familjes në një foto bash e zi.

“Pra, ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se jemi bërë me një vajzë të vogël. Mirë se erdhe në botë Colette (Coco) Josephine Williams !,”-shkruan 39-vjeçarja në Instagram.

“Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të arritur deri këtu prandaj e kemi mbajtur të fshehtë. Familja vjen në të gjitha format, dhe kjo zonjushë e vogël, e cila biologjikisht është e jona, ka kardhur në jetë me anë të një nëne zëvëndësuese, të cilës i jemi përjetësisht mirënjohës. 

Jemi të lumtur që kemi një vajzë kaq të bukur në jetën tonë dhe aq të bekuar që jetojmë në një botë që e bën këtë të mundshme.

Ashtu si me Teddy dhe Charlie, ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e Coco dhe të na lejoni të rrisim ekipin prej 5 vetash.”

Lajmi vjen si një surprizë e plotë pasi ishte mbajtur sekret fakti që çifti ishte në këtë ‘udhëtim’.

Ayda dhe Robbie janë tashmë prindër te Theodora Rose Williams, 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams, 3 vjeç.

Raportohet se çifti do të jenë në sezonin e ri të X Factor.

Share With:
Translate »
685 Views