Surpriza e bukur/ E ëma çmallet dhe motivon Granitin: Dil nga guacka… (VIDEO)

Graniti rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij, të mira apo të hidhura qofshin ato.

Ai tregoi se është rritur me vështirësi të mëdha ekonomike. Divorci i prindërve la pas një dhimbje të madhe tek ai, pla gë e cila nuk u shërua lehtë me vite të tëra.

Graniti tregoi se në adoleshencë i është dashur të përballojë gjithë përgjegjësitë familjare, si mashkulli i vetëm i shtëpisë.

I përlotur, djali nga Gjakova shprehu se familja është strehëza e tij e dashurisë dhe se nëna është pika e tij e dobët.

Pak minuta pas këtij rrëfimi, Graniti u përball me një surprizë shumë emocionale për të. Ai pati mundësinë të takonte nënën e tij e cila iu drejtua me këto fjalë:

“Dil nga guacka, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu, biri im”.

Share With:
Translate »
284 Views