Surpriza e veçantë e vajzave për Gerta Hetën dhe Matko Djarmatin emocionon çiftin
Prezantuesja dhe këngëtarja Gerta Heta dhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti Matko Djarmati u surprizuan nga vajzat e tyre në studion e “E Diela Shqiptare” gjatë rubrikës “Gjysma Ime”.
Pas një rrëfimi të Gertës për humbjen e dhimbshme në shtatzëninë e dytë ku pritej të kishte binjakë, ajo nisi të tregojë për talentet e dy vajzave të tyre.
Ardit Gjebrea: Dhe Zoti ju ka bekuar me Lunën dhe Matean.
Gerta Heta: Faleminderit Zotit.
Ardit Gjebrea: Të cilat do të bëhen sportiste si babi apo artiste si mami?
Gerta Heta: Shiko ku jemi. Lunën e kemi të tretën në Shqipëri për not, ka tendenca për sportiste. Kurse Matean nuk e kemi gjetur akoma, ajo ka një tendencë për teknologjinë shumë, por ka edhe një vesh absolut. Të dyja kanë vesh, këtë e kanë nga mami.
Ardit Gjebrea: Dhe pse jo? Ne gjithmonë na pëlqejnë surprizat. I kemi në studio të dyja!
Vajzat hynë duke kënduar, ndërsa Gerta dhe Matko u surprizuan dhe përlotën gjatë performancës së tyre.