Surprizë! Adelina Tahiri shtatzënë për herë të dytë dhe kjo foto na i tha të gjitha
Adelina Tahiri është stërfolur për martesën e saj me biznesmenin maqedon Serjozha Markov, që tashmë kanë një fëmijë së bashku Jon Markov.
Këngëtarja shqiptare, e shkëputur nga muzika prej disa muajsh, nuk lë anash rrjetet sociale ku publikon imazhe nga pushime luksoze e të dhuratave ndryshme.
Në foton e fundit të publikuar, fansat vënë re se barku i këngëtares, dukej më i rrumbullakosur se zakonisht dhe bashkëshorti e kishte pozicionuar dorën pikërisht aty.

Edhe pse spekulimet kanë filluar, Adelina ende nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket kësaj çështje.