Surprizë! Aktorja e famshme bëhet nënë e binjakëve që erdhën në jetë nga një grua mbartëse

Kristen Wiig dhe i fejuari i saj Avi Rothman janë bërë prindër!

Çifti mirëpriti binjakët në fillim të këtij viti përmes një gruaje mbartëse, thotë një burim për PEOPLE.

Lajmi vjen pasi në gusht 2019 u konfirmua që ylli i “Bridesmaids” ishte fejuar me Rothman. Megjithatë lajmi nuk vjen aq papritur për fansat e aktores.

Në maj, Wiig la të kuptohej në një nga shfaqjet e saj në Saturday Night Live se do të bëhej nënë së shpejti, pasi falenderoi nënën e saj Laurie Johnston, që e kishte përgatitur “për të qenë vetë nënë”.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha gjërat që më ka mësuar si përshembull si të jem vetë një nënë”, u shpreh ajo.

Çifti u pa për herë të parë në publik në vitin 2016, megjithëse ata kryesisht e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes.

Në atë kohë, në vitin 2016, të dy u panë në Kauai, Hawaii, por ata kishin muaj që ishin lidhur.

“Ata janë vërtet të lumtur së bashku”, shtoi burimi.

Dhe e sigurt që tani duhet të jenë më shumë se kurrë!

Share With:
Translate »
589 Views