Surprizë! Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias në pritje të fëmijës së katërt
Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias në pritje të fëmijës së katërt
Familja e Anna Kournikova-s dhe Enrique Iglesias-it do të zgjerohet sërish. Sipas revistës HOLA!, çifti i famshëm është në pritje të fëmijës së katërt, ndërsa ish-tenistja ndodhet në mesin e shtatzënisë dhe gëzon shëndet të plotë.

Çifti jeton në Miami, në një rezidencë luksoze pranë “Billionaire’s Bunker”, ndërsa, megjithëse prej 24 vitesh bashkë, ata nuk janë martuar kurrë. Për Enrique-n, megjithëse karriera muzikore vijon me sukses, prioritet mbetet familja

Anna dhe Enrique, të cilët janë bashkë prej vitit 2001, tashmë kanë tre fëmijë: binjakët Lucy dhe Nicholas, 7 vjeç, si dhe vajzën Mary, 5 vjeç. Fëmija i ardhshëm do të jetë gjithashtu nipi i nënti për nënën e këngëtarit, Isabel Preysler. /Kids’Time/
