Surprizë për adhuruesit e Disney, pjesë të reja për 3 filma të preferuar

Shefi ekzekutiv i Disney ka njoftuar se “Toy Story”, “Frozen” dhe “Zootopia” do të pasohen nga pjesë të tjera. Bob Iger është shprehur se studioja e animacionit, “Disney” është “në punë e sipër”.

Ndërkohë firma zbuloi edhe rënien e parë në shifrat e abonentëve që prej lançimit të platformës Disney+ në 2019. Iger shtoi se  do të shkurtojë 7000 vende pune që tregon një lëkundje të madhe të gjigandit të argëtimit.

Me një thirrje drejt investitorëve, Iger foli edhe për planet e tij për të monetizuar disa prej rrëfenjave më të famshme.

“Jam shumë i lumtur të bëj me dije se kemi pjesë të tjera nga studiot tona të animacionit për disa prej përrallave më të njohura: ‘Toy Story’, ‘Frozen” dhe ‘Zootopia’. Do të flasim më shumë për këto produksione në vazhdim, por ky është një shembull i mrekullueshëm se si po mbështetemi tek rrëfenjat dhe markat tona të pakonkurrueshme”.

“Frozen” do të pasohet me një film të tretë ndërsa për “Zootopia” do të jetë realizimi i pjesës së dytë të saj. Deri më tani ka 4 filma “Toy Story” kurse gjatë vitit të shkuar u shfaq edhe “Lightyear”, kushtuar personazhit Buzz.

Pushimet nga puna përbëjnë rreth 3.6% të stafit të Disney në mbarë botën dhe planifikojnë të kursejnë 5.5 miliardë Dollarë dhe ta kthejnë platformën Disney+ në një gjenerator përfitimesh. Iger u shpreh se nuk “e mori lehtë këtë vendim”.

This film publicity image released by Disney Pixar shows characters Woody, left, and Buzz Lightyear, from the animated film “Toy Story.” Disney Pixar announced Thursday, Nov. 6, 2014, it plans to produce “Toy Story 4.” Pixar chief John Lasseter will direct the film, which is set for release in June of 2017. (AP Photo/Disney Pixar) ** NO SALES **

Plani i ristrukturimit të kompanisë do të ndahet në tre segmente: argëtimi, ku përfshihen filmi, televizioni dhe streaming, sport dhe parqet Disney e produktet.

Share With:
Translate »
126 Views