Surprizëëëë! Ish e dashura e Amos Zaharisë njofton se është në pritje të ëmbël

E shkuara është një jetë, një mendim, një reflektim, një histori…

Le të flasim për të shkuarën, por mos të identifikohemi me të. Aq më tepër kur e tashmja na jep kaq shumë ngjarje për të jetuar.

Në këtë përfundim dolëm pas një bisede me këngëtaren Gigliola Haveriku në redaksinë e Class.

Ne patëm kënaqësinë të dëgjojmë diçka përtej titujve cliché në mediat rozë, por edhe përtej zërit të saj që dominon në netët live në kryeqytet.

Kohët e fundit Gigliola nuk ka kënduar vetëm në skenë. Ajo është duke jetuar pritjen e ëmbël, që sipas saj ‘nuk është edhe aq e ëmbël’, megjithatë vazhdon të jetojë jetën ‘e çmendur’ dhe të lirë, natyrisht me disa kufizime në stilin e ushqyerjes :D.

“…është një njeri që më do, respekton, kujdeset për mirëqënien time dhe të jetës sonë në çift, është krah i djathtë dhe përkrahës i imi.”

Gigliola ka ndarë me Class disa detaje për partnerin e saj dhe duket se është duke jetuar ndjesinë që çdo vajzë dëshiron ta ndjejë.

Suksesi i fundit i Gigliolës është kënga ‘Dy Fjalë’ dhe prandaj ne i kërkuam në këtë intervistë, dy fjalë për çdo ngjarje në jetën e saj.

2 fjalë për jetën tënde sot

Kapitulli IV

Më pëlqen ta mendoj jetën time si një libër ose si një film. Gjithmonë kam menduar që ka patur aq shumë material për ta shkruar dhe madje në një moment nisa ta bëja, por rikujtimi i gjërave të caktuara nuk më bëri mirë.

Kapitulli i IV është kapitulli i qetësisë dhe momenteve të lumturisë. Nuk e dija që kjo ishte ajo që doja dhe që më mungonte.

2 fjalë për Gigliolën e dashuruar sot

Dashuri e maturuar

Më pëlqen ta quaj kështu pasi ka ardhur si rezultat i një pune të madhe. Punë me veten. Më është dashur shumë kohë ta njoh, ta analizoj, ta respektoj, ta dua veten time.

Dashuria nis me veten e më pas me ata që të rrethojnë, ndaj isha gati, më në fund, të doja dikë me vetëdije, pastërti dhe besim.

2 fjalë për pritjen e ëmbël

Mezi pres!

Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti.

2 fjalë për rrugëtim tënd në muzikë

Jeta malore

Ka nota humori padyshim. Por nuk ka qenë e lehtë të integrohesh në botën e muzikës shqiptare. Kjo sepse ka një stereotip këngëtareje apo rryme muzikore të kërkuar nga shumica, ku mendoj se nuk hyj unë, ose me saktë nuk kam dashur të jem pjesë.

Unë kam 7 vite që jam këngëtare e muzikës live në Tirane dhe 3 vitet e fundit jam marrë dhe me produksion. Pas arritjeve te mia, ka shumë punë e përpjekje dhe i jam mirënjohëse bandës sime Hot Club Tirana dhe Tull Production që kanë besuar tek unë.

2 fjalë për njeriun e zemrës

Partneri perfekt

E kam mbajtur dhe do ta mbaj me sa të mundem për vete dhe larg rrjeteve sociale. Është një njeri që më do, respekton, kujdeset për mirëqënien time dhe të jetes sonë në çift, është krah i djathtë dhe përkrahës i imi, mbështetje shumë e madhe në karrierën time dhe me siguri një babi i ardhshëm shumë i mirë, nuk do ja kisha dalë pa të! Ndihem me fat dhe e bekuar.

2 fjalë për marrëdhënien tënde me muzikën

Dashuri e pandarë

Muzika për mua është shpëtim. Më ka mbushur me dashuri, më ka dhënë energji, më ka dhënë duartrokitje, lot, gëzim dhe është pjesë e pandarë e imja në çdo formë. Në fakt ende si kam ndalur edhe performancat muzikore, kemi kënduar dyshe këto muaj.

2 fjalë për Gigliolën si mami

Mami konfuze

Realisht nuk e di! Kam frikë se do jem shumë protektive dhe posesive, pooor do të mundohem të fus në perdorim profesionin tim të parë, pra psikologe (qesh). Sa për gjërat praktike jam me fat dhe ndihem e qetë pasi kam mamin afër dhe mezi pret të fitojë çmimin ‘gjyshja e vitit’.

2 fjalë për projektet e reja

Surpriza të bukura

Për çështje bestytnie nuk dua t’i tregoj më parë por do të jenë risi, kjo është pak por e sigurt.

2 fjalë për ish-in/të kaluarën

No comment!

 

2 fjalë për vajzat që përjetojnë një ndryshim në jetën e tyre gjatë shtatzënisë

Rilindje e rizbulim

Nuk e di çfarë ndodh me psikozën e një vajze/gruaje gjatë shtatzënisë, por di të them që për mua ishte rilindje e vërtetë. M’u duk sikur njoha një tjetër Gigliola gjatë këtyre muajve, ndryshe, më të përgjegjshme, më të kujdesshme, me ‘paqe e dashuri në botë’ dhe shumë e gatshme për t’i trasmetuar këto ndjesi edhe të tjerëve. Padyshim bashkë me to rritet frika dhe ndjesitë e fajit, ose edhe mërzia nga ndryshimi i trupit dhe pamjes fizike. Një rizbulim përjetimesh e frikshme!

2 fjalë për periudhën më të bukur

S’ka ardhur!

Mendoj më e mira ende duhet të vijë dhe une e pres me shumë dëshirë.

2 fjalë për ‘çmendurinë’ tënde

Rockstar Mom

Kjo për të thënë që jam e do të jem gjithmonë një rockstar! Me energjinë time, me karakterin tim të veçantê (shumë do thonin të vështire), me filozofine time sesi e marr jetën (shumë do thonin ëndërrimtare), me ndjeshmërinë që besoj karakterizon çdo njeri që meret me art (nuk jemi bipolar thjesht artist) (qesh) dhe me rregullat e mia, refuzoj te jem mami clichè me manual të percaktuar.

 

2 fjalë për të gjithë njerëzit që të kanë qëndruar pranë

Shumë mirënjohje

Nuk është rrugëtim i lehtë. Dy muajt e parë ishin mix emocionesh ku prevalonte ankthi. Luhatjet e humorit janë shumë të vërteta dhe mendoj se vijnë me ndryshimin e lifestyle-it. Mua m’u duk sikur më ndryshoi jeta sot për nesër dhe humba njerëz rrugës nga kjo gjë, por nga ana tjetër e bekuar nga familja dhe shoqëria ime që kanë dashur dhe janë te pranishêm në këtë gëzim e rrugëtim.

2 fjalë për suksesin tënd më të madh

Pres t’vijë.

Mendoj se suksesi im më i madh do të dua te jetë familja ime, presim piciruken të vijë në jetë.

2 fjalë për ata ‘që nuk të duan’

Për këtë do të përgjigjem me një fjali:

Make love, not war.

Në fakt ka qenë një slogan kundër luftës në vitet ‘60 por mua më duket shumë bashkëkohore me luftën online të kohëve të sotme. Fatkeqësisht ka një gjuhë urrejtje masive që uroj të jetë në ulje dhe jo rritje me kalimin e kohës ose permiresimin e rrjeteve sociale ku i censuron profilet e rreme apo komentet denigruese. Por, PO! Bëni dashuri jo luftë njerez!

Juaja , G.

Share With:
Translate »
84 Views