Synetllëku i paligjshëm në Shqipëri! Tmerret me të cilat përballen fëmijët e vegjël!
Temat tabu nuk trajtohen në bisedat shoqërore, por as në studio televizive. Në emisionin “Mëngjesi në Dritare” me moderatoren Pamela Shqezi, ishte e ftuar Nashi Brooker e cila foli për synetllëkun. Sipas saj, kjo është një procedurë traumatike për fëmijët. Brooker rrëfeu edhe për dy përvoja të dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, duke shtuar se këto janë ngjarje apo rituale që duhen investiguar.
“Gjatë komunizmit kjo procedurë u ndalua me ligj. Pas rënies së komunizmit i gjithë Kodi Penal ra. Kodi i ri Penal ësht rishikuar disa herë. Ne kemi një hapësirë ligjore që është problem këtu në vendin tonë, nuk mbron djemtë, nuk mbron foshnjet.
Dua të rrëfej për dy eksperieca të cilat i kam të dëgjuara nga të afërmit. Një djalë 5-vjeçar që operohet në kushte shtëpie. Burrat mblidhen, djali i terrorizuar, nuk i shpjegohet asgjë se çfarë do të ndodhë me të, veshur me fustan, shtrirë me një person afër tij. Çfarë procedure bën ai, me çfarë pajisjesh, të sterilizuara apo jo. Nuk bëhet asnjë investigim pse bëhet kjo gjë. Fëmija i terrorizuar me gjakun në tokë, burrat rreth tij, që i thonë se nuk duhet të qajë. Kjo është barbare. Si e shohin prindërit këtë barbarie që i bëhet fëmijës pa asnjë lloj arsyeje. Nuk e di se çfarë përjeton një nënë psikologjikisht, nëse sheh djalin e saj në këtë gjendje.
Një përvojë tjetër e dhimbshme. Bëhet fjalë për një djalë 10-11 vjeç. Pa u vizituar asnjëherë nga doktori, pa analiza,djali vetëm gënjehet me fjalët se do të jepet një kompjuter, do të shëtisë me makinë do t’i jepen para, çohet në spital dhe operohet pa e ditur. Ky fëmijë nuk do ta harrojë kurrë atë përvojë. Trauma që ka pësuar, përvojat e fëmijërisë nuk harrohen.
Në Shqipëri, sipas statistikave, Kukësi kryeson për numrin më të lartë të kësaj procedure, me 80%, Dibra me më shumë se 66%, Tirana 53%, Durrësi 52%, Elbasani 26%, Lezha dhe jugu 20%.
Ajo foli edhe për një procedurë të ngjashme te vajzat, teksa tha se kjo ndodh në vendet arabike por edhe në vendet krisitiane.
Është procedure fetare. Për fat të keq është traditë që e ruajnë vetëm gratë. Vetë grate i bëjnë këto operacione. Ka vende si në Afrikë përshembull që kjo procedurë mbrohet nga politikanët për qëllime elektorale. Kjo temë merret shumë seriozisht në Angli, SHBA, në vendet perëndimore. Në Ballkan i vetmi vend që e ka të ndaluar me ligj këtë procedurë është Mali i Zi. Ligjet evropiane e kanë të ndaluar me ligj këtë procedurë. Është tepër e dhimbshme si procedurë dhe është mirë të kemi njohuri. Edhe pse nuk flitet për to, kjo procedurë ndodh te gratë në Angli, Amerikë, Francë, Itali dhe shkak për këtë është emigrimi, komunitetet që krijohen në këto vende. Ndodh në shoqëritë e zhvilluara dhe kjo është e tmershme. Kjo temë ka një çmenduri dhe dua ta mbyll me këtë.