Sytë zemra! Afërdita ndau foton e parë të ekos së bebushit dhe “vërtetoi” njëherë e mirë se djali po vjen!

Këngëtarja Afërdita Dreshaj po futet në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet mama për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali ndërsa këtë lajm të bukur e dhanë nëpërmjet një videoje të veçantë në Instagram.

Megjithëse është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël, ndjekësit ende s’e besojnë që ajo është shtatzënë pasi barku i rrumbullakosur nuk i duket thuajse fare.

Cdo ditë këngëtarja merr komente e mesazhe ku ndjekësit i kërkojnë të mos gënjejë, pasi ajo nuk po pret një bebush.

Afërdita i ka marrë me sportivitet këto komente, ndërsa pak më parë i ka mbyllur gojën të gjithëve duke publikuar foton e parë të ekos së bebushit.

Pas fotos shfaqet Jakub duke buzëqeshur, pasi ai e ka shoqëruar partneren gjatë vizitës.

Pra, bebushi po vjen dhe këtë s’e luan topi!

Share With:
Translate »
517 Views