Sytë zemra! Fansat zbulojnë aksesorin matchy-matchy të Mozzik, Hanës dhe Loredanës, me kuptimin e veçantë!
Prej kohësh Mozzik dhe Loredana janë në qendër të vëmendjes dhe çdo ditë e më shumë zbulohen detaje që përforcojnë faktin se ata janë ribashkuar.
Mbrëmjen e sotme fansat e çiftit kanë kapur një detaji mjaft interesant dhe domethënës. Mozzik, Loredana dhe Hana kanë të tre një aksesor me syrin blu, që sipas gojëdhënave mban larg syrin e keq.
Mozzik ka një varse me këtë simbol, kurse Loredana dhe Hana byzylyk.
![]()
Vlen të theksohet se këta aksesorë janë vënë re ditët e fundit tek të tre, e si duket ka qenë një blerje e fundit e tyre, duke u bërë matchy-matchy familjarisht.
Disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana u panë sërish në një qendër tregtare në Gjermani, pasi u fotografuan dy herë në Kosovë.
Ndërkohë, pritet që brenda vitit 2020 dy reperët të publikojnë bashkëpunimin e tyre suprizë, si dhurata më e bukur e vitit.