Takimi emocionues i Lian dhe Big Bastës pas kaq shumë kohësh
Prej disa muajsh Vesa Luma dhe Big Basta jetonin larg njëri-tjetrit. Reperi i njohur papritur vendosi të shpërngulej në Zelandën e Re. Këngëtares dhe djalit të tyre, Lianit sigurisht që gjithë këtë periudhë i ka munguar shumë Big-u. Por tashmë nuk ka më distanca që i ndajnë. Vesa përmes disa fotove të publikuara në Instastory tregon momentin e bashkimit të djalit me babain e saj. Të dy të qeshur dhe më të lumtur se kurrë, janë ribashkuar sërish si një familje e vërtetë.
