“Tani më duhet të jetoj deri 107 vjeç”, Cameron Diaz tregon se çfarë do të thotë të bëhesh nënë në moshën 47-vjeçare
Lumturia rritet më shumë pas lindjes tek nënat në moshë, ndërsa për nënat më të reja, efekti është shumë i shkurtër, thonë studimet.
Mëmësia e vonë ka disa përfitime mbresëlënëse dhe Cameron Diaz është një shembull ideal i saj. Historia e saj mund të ndryshojë mendjet e njerëzve që kishin dyshime për të mbetur shtatzënë pas të 40-tave.
Në dhjetor 2019, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë në jetën e tyre. Ky lajm shpërtheu në internet dhe Diaz u dha shpresë të re grave që hoqën dorë nga përpjekjet për të pasur një fëmijë.
Edhe pse aktorja përpiqet të mbajë private mënyrën e prindërve të saj, rrethi i saj i ngushtë ndau se çifti u përpoq për vite të tëra të mbetej shtatzënë përpara se më në fund të kishte një vajzë të quajtur Raddix.
Diaz tha se ajo i dha më shumë se gjysmën e jetës së saj publikut dhe tani ajo mendon se duhet të gjej kohë për veten, familjen dhe vajzën e saj.
Ajo është e lumtur, e bekuar dhe mirënjohëse që ka filluar një dekadë të re me një fëmijë. Dhe një nga qëllimet e saj kryesore është ti përkushtohet të voglës së saj.
Në një intervistë me Jimmy Fallon, Diaz rrëfeu se kalimi i kohës me vajzën e saj ishte një formë e vërtetë e parajsës.
Ajo vazhdoi duke shpjeguar se gjëra të tilla nuk i kanë ndodhur kurrë asaj dhe Benxhit:
“Është shumë kënaqësi të shohësh atë rritje dhe të bëhesh pjesë e saj dhe ta ndihmosh që ajo të jetë ajo, dhe është thjesht e mahnitshme.”
Diaz tallet me veten dhe thotë se telefoni i saj nuk është më i mbushur me foto të qenve të tyre ( ka 4 të tillë). Tani çifti dëgjon gjithë kohës “Baby Shark” dhe “Elmo’s Song”.
Në një intervistë me Naomi Campbell, Diaz tregoi se si i pëlqente të gjente ekuilibrin në jetë.
“Ata martohen dhe kanë një familje në rininë e tyre. Unë jam duke e bërë atë në gjysmën e dytë të jetës sime.”
Por gjithsesi, ka disa presione, për mëmësinë e vonë. Diaz tha me shaka: “Unë duhet të shkoj ta paktën, 107 vjece. Kështu që po e marr me ngadalë, pa presion!”
Pavarësisht kësaj, Diaz është plotësisht e sigurt se kjo është “pika e saj e ëmbël” dhe periudha më e lumtur e jetës së saj. Edhe përvojat e saj të mëparshme gjatë udhëtimit dhe punës nuk mund të krahasohen me këtë fazë të re.
“Të kesh një familje kur je i ri, është si çdo gjë kur je i ri, e bën. Kur je në moshën time dhe vendos ta bësh, është një zgjedhje e vërtetë. Ju me të vërtetë duhet të punoni shumë për të.”