Tani që mamatë e tyre u bënë shoqe të ngushta, prisni “gallatë” në koncertet e Gashit dhe Ledrit

Reperi shqiptar Gashi është një ndër këngëtarët që po korr sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se ndodhet përkrah artistëve më të njohur të botës, sërish nuk harron vendin dhe shoqërinë që ka në Shqipëri. Një ndër to është dhe Ledri Vula më të cilin Gashi ka një shoqëri shumë të ngushtë.

Përveç muzikës duket se kanë edhe diçka të përbashkët, nënat e tyre janë bërë shoqe të ngushta.

Është Gashi ai që ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar, duke etiketuar Ledrin:

“Nëna ime dhe e Ledrit janë shoqe të ngushta tani, po mendojmë ti sjellim në koncerte”.

Këtë postim e ka shpërndarë dhe mamaja e Ledrit, Xheraldina e cila me shaka shprehet se do bëhet gati për koncertin.

Duke ditur se Xheraldina është shumë energjike, besojmë se të dyja mamatë do jenë “gallatat” dhe lezeti i koncerteve që djemtë e tyre do mbajnë së bashku.

Kujtojmë se Ledri dhe Gashi kanë realizuar një këngë, e cila pritet të dalë në treg këto muaj./news31/

Share With:
Translate »
654 Views