Taulant Xhaka na i shkriu zemrat me dedikimin për ditëlindjen e të birit: “Të dua Klevis”

Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora janë bërë prindër për herë të parë para një viti. Sot, vogëlushi i tyre feston njëvjetorin dhe çifti e kanë uruar publikisht nëpërmjet postimeve në Instagram ku dhe i kanë shprehur sesa të bekur janë që e kanë në jetën e tyre.

Futbollisti ka publikuar fotot e para që kanë realizuar për ditëlindjen e vogëlushit ku vihet re edhe torta e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen e parë për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ti je një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ti je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bërë babanë më të lumtur. Te dua Klevis”, është shprehur kështu Taulanti në Instagram.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe partnerja e tij, Arbnora e cila ka publikuar foto nga ditëlindja e vogëlushit dhe i ka shoqëruar me të njëjtin mbishkrim.

Kujtojmë se së fundmi Taulant Xhaka i është nënshtruar së fundmi një operacioni. Para pak muajsh, Xhaka ka ndarë një foto nga dhoma e spitalit, duke merakosur fansat e tij. Mirëpo, futbollisti është munduar t’i qetësojë duke treguar se operacioni kishte përfunduar me sukses dhe gjithçka kishte shkuar mirë.

“Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet. Do kthehem më i fortë”, ka shkruar Taulanti krahas postimit.

Share With:
Translate »
698 Views