‘Të afërmit e Olsit mund ta kenë helmuar atë dhe nusen e tij nga zilia’. Vëllai i Rezartës ngre dyshime të forta

Këtë pretendon vëllai i Rezartës të shprehur në një intervistë për Report Tv, ndonëse ngjarja mbetet ende mister, Rezarta 19 vjeçka ndërruar jetë ndërsa Olsiani, që thërritet shkurt Olsi Hajdari është në spital që prej të premtes, ku në orën 8 të mëngjesit, u gjetën nga prindërit e Olsit të dy mbi shtratin në shtëpinë e tyre në Xibrrakë të Librazhdit, me Rezartën në gjendje kritike, ku raportohet të ketë humbur jetën në spital.

Image may contain: 2 people, people standing, ocean, sky, outdoor and water

Flitej për një vetë-helmim, mjekët sipas burimeve të këtij televizioni thanë se ishte konfirmuar që ishin helmuar me bar miu, por së fundmi nuk po përjhashtohet mundësia e helmimit me mangall. Vëllai i Rezartës, 19 vjeçe e cila të dielën e kaluar kurorëzoi dashurinë me Olsianin thotë se faimljarët e Olsit i kishin treguar për mundësinë e helmimit me mangall. Por ai thotë se njeriu nuk vdes kaq kollaj nga një helmim i tillë.

Para se të ndërronte jetë, Rezarta u ka thënë familjarëve në telefon: Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë, mos qani për mua. Edhe kjo një fjalë që nuk përjashton mundësin e vetë-helmimit të çiftit, ndonëse sipas dëshmive, ata ishin shumë të lumtur me njëri tjetrin.

Policia nuk ka zbardhur ngjarjen, ndërkohë që vëllai i Rezartës, pretendon se motrën mund t’ja kenë vrarë të afërmit e familjes së Olsit për arsye xhelozie, ai kërkon zbardhjen e së vërtetës.

Lexoni intervistën e tij si më poshtë:

Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vdekur.

Nga se kishte vdekur?

Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për krim dhe jo për ngjarje aksidentale?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?

Ndoshta po. / 

Share With:
Translate »
613 Views