Të bekuara përjetë, vajzat e njohura të ekranit që u bënë mama për herë të parë në 2021-shin

Nëse mendoni që dhuratat më të bukura gjenden poshtë pemës së Krishtlindjes, gaboheni, pasi vajzat e mëposhtme i kanë në krahët e tyre që prej vitit që lamë pas. 2021-shi, viti post-pandemik, i cili solli ndryshime për shumëkënd bekoi disa prej figurave më të njohura të showbiz-it shqiptare me nga një bebush, ok edhe me dy siç është rasti i gazetares së njohur, Eni Vasili. Le të zbulojmë nga afër mamatë VIP të vitit 2021.

AFËRDITA DRESHAJ

Jeta e mami Afërditës dhe Jakub Kindl ndryshoi një herë e përgjithmonë më 16 mars 2021, ditën kur Skye Blue hapi sytë e tij të vegjël në këtë botë të madhe.

ELIONA PITARKA

“Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu.”-do të shkruante në Instagramin e saj aktorja simpatike e humorit, duke lajmëruar kësisoj ndjekësit se ishte bërë mama e Galas më 22 mars 2021.

AURELA HOXHA

Modelja e njohur Aurela Hoxha u bë mama për herë të parë më 21 maj 2021. Ajo solli në jetë një djalë me emrin Alaron, të cilin nuk e kam ekspozuar akoma plotësisht në rrjetet sociale. Jemi kuriozë të dimë si duket vogëlushi i bukuroshes.

ENI VASILI

Më 6 korrik, në jetën e Eni Vasilit erdhyn jo një, por dy  princesha. “Sofia dhe Nikol do të jenë dy vogëlushe që do t’u mungojë mami mbrëmjeve, sepse shkon në emision, por ndërkaq do të fitojnë një model për të ndjekur, atë të realizimit personal, të gruas së pavarur dhe të një jete të jetuar me pasionin për profesioni

ORINDA HUTA

Lajmin e ardhjes në jetë të Atarës e dha babi Turi, i cili në një postim në Instagram të datës 15 korrik shkroi “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”. Dy artistët po shijojnë çdo ditë me të shtrenjtën e tyre.

MARINA VJOLLCA

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të
parë me datë 24 nëntor. “Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti. Jeta jonë MARGET SELIMI!”-shkruan të dy në postimet respektive në Instagram.

Share With:
Translate »
198 Views