Të brendshmet Calvin Klein po bëjnë namin, ja shqiptarja tjetër shtatzënë që i veshi

Një ditë më parë, Zaimina na tregoi disa nga fotot e setit të shtatzënisë ku ajo kishte veshur të brendshme Calvin Klein që dukeshin poshtë xhinseve të gjera.

Të tërheqin dhe më shumë vëmendjen, këto ditë, kur është publikuar fushata e re e markës së njohur me Kardashian dhe Jenner. në fakt edhe Khloe Kardashian këashtu e zbuloi shtatzaninë e saj, pikërisht me një palë të tilla.

Në fakt duhet ta pranojmë që Tuna ishte e para që i veshi pa kopjuar askënd, edhe pse të brendshmet e saj ,banin firmën e Tommy Hilfiger.

Por vetëm një ditë më pas shohim një tjetër set shtatzënie, të një gruaje me stil krejt ndryshe nga Zaimina, e cila ndryshe nga modelja pret fëmijën e saj të tretë, gjithashtu vajzë, por që ka zgjedhur po Calvin Klein.

Estela Ujka ka postuar foto të reja me të brendshmet Calvin Klein, ku duket shumë bukur. Duket që marka e njohur u ka fituar zemrën fashionisteve. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
2321 Views