‘Të dënuar’ edhe gjyshërit. Ja sa herë do ta shikojnë mbesën, prindërit e pilotit që vrau gruan

Është rikthyer në vëmendje historia e rëndë e Caroline Crouch që u vra në gjumë nga burri i saj.

Prindërit e burrit vrasës, pilotit grek Babis, do mund ta shikojnë mbesën një herë në javë, një orë, vetëm përmes Skype.

Ky është vendimi që ka dhënë gjykata. Kujdestarinë e vajzës e fituan prindërit e Caroline.

Babis Anagnostopoulos, 35 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar pasi mbyti në gjumë gruan e tij britanike, 20 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të vajzës së çiftit, Lydia, atëherë nëntë muajshe, në maj të 2021-shit.

Piloti grek vrau gjithashtu qenin e dashur të Caroline për ta inskenuar ngjarjen si një grabitje.

Shkaqet që çuan në këtë ngjarje ende nuk janë në qarta.

Share With:
Translate »
258 Views