Të destinuara për të qënë modele, mamaja e Bella dhe Gigi Hadid shpërndan foton e rrallë
Kohë më parë, kur dy vajzat e saj morën pjesë në sfilatën e Victoria Secret’s, mamaja Yolanda Hadid e shfaqi krenarinë në Instagram. Ajo postoi një foto të admirueshme të të bijave të realizuar para 17 vitesh, e cila të kujton sfilatën e VS.
“17 vite pasi fotografova ‘Engjëjt’ e mi, sot është dita kur ato do të ecin në sfilatë bashkë”, shkruajti ajo. Fotoja tregon Gigi-n, 4 dhe Bella-n, 3, që nuk kanë asgjë veç ca krahëve, varësve dhe buzëqeshjeve të mëdha. Më pak sesa dy dhjetëvjeçarë më pas, modelet morën pjesë në sfilatën e VS për herë të parë bashkë.
Bella, një debutuese VSFS është shumë e emocionuar që ka ecur pranë motrës së madhe.
“Nuk mund ta besoj që e përjetova të gjithë këtë me miken time më të mirë!”, shkruante ajo.
Dhe mendoni sa e pabesueshme duket kur sheh foton kur ato ishin fëmijë…