Të divorcuar, por sërish pranë njëri-tjetrit! Gazetarja shqiptare dhe ish-bashkëshorti hapin një biznes bashkë

Në Shqipëri nuk është aspakt e zakontë, as për familjet, as për shoqërinë, madje as për rrethin e ngushtë që një çift i divorcuar të ketë një raport shumë të mirë pas ndarjes, qoftë edhe për hatër të fëmijëve. Me Anduena Llabanin, gazetaren e njohur të kronikës së zezë, nuk ndodh kështu. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ardit Jaupi, jo vetëm që kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, por së fundi kanë nisur edhe një biznes të ri, të cilin kanë nisur ta menaxhojnë së bashku.

Dy vjet më parë, Anduena ishte e ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, ku foli ndër të tjera edhe për raportin shumë të mirë që ruante me ish-bashkëshortin. Ata të dy, edhe për hatër të Alekseit, djalit tashmë 7-vjeçar, kishin vendosur që fundjavat t’i kalonin bashkë, pushimet t’i bënin bashkë. Në këtë mënyrë, i biri nuk do ta ndiente mungesën e prindërve, madje as nuk do ta vinte re që i ati mungon në shtëpi.

Dy vjet më vonë, Anduena kthehet sërish te “Rudina”, por tashmë është bashkë me Arditin, ish-bashkëshortin, me të cilin ka vendosur të hapë një restorant.

Pasi të dy rrëfejnë marrëdhënien e re që kanë pas divorcit, pranojnë se ashtu siç ka gjëra që i kanë ndarë, ka më shumë që i bashkojnë, ndaj, duke pasur edhe Aleksein gjithmonë mes vetes, gjykuan që edhe kjo sipërmarrje do ta ndihmojë edhe më shumë raportin e tyre të ri, ashtu si edhe do të jetë një shtëpi e dytë për djalin:

“Menduam një restorant ku të mblidhemi vetë, bashkë me familjet tona, një shtëpi e dytë për Aleksein do të ishte zgjidhja më e mirë. Restoranti krijon familjaritet, ngrohtësi, të duket sikur je në shtëpi”, – thotë Anduena duke marrë edhe konfirmimin e Arditit, i cili pranon edhe një herë se raporti i tyre në biznes i bën ata edhe më komod për shkak se e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin dhe dinë pikat e forta të vetes.

Nuk është e zakontë për shoqërinë tonë, por ata të dy, ashtu si edhe familjet e tyre, janë mendjehapur. Qëndruan bashkë për 12 vjet dhe sollën në jetë një djalë, i cili do t’i mbajë gjithmonë të bashkuar.

Edhe jashtë biznesit…

Share With:
Translate »
705 Views