“Të dua në çmenduri!” Krid bëri 6 muaj nga ardhja në jetë dhe mami Klea na shkriu zemrat me këtë foto!
Kanë kaluar 6 muaj që kur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Krid.
Këto 6 muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.
Sigurisht çdo ditë që kalon është festë në familjen e tyre, por veçanërisht data 4 mban një domethënie më të madhe.
Kështu, mami Klea i ka bërë Kridit një super dedikim ditën e sotme në rrjetet sociale, sikundër bën çdo muaj në datën 4.
Ajo ka ndarë një foto duke mbajtur të birin në krahë, teksa shkruan se çdo ditë që kalon ajo dhe Krid bëhen shokë edhe më të ngushtë.
Kjo foto eshte shkrepur sot ne mengjes!
04/12/2020 KRID mbushi gjysme viti dhe cdo dite e me teper ne behemi shoke edhe me te ngushte se dje, e me pak te ngushte se neser. Shoke te ngushte perjete. Zoti te dhente jete e shendet o biri mamit. Te dua ne cmenduri KRID