“Të flasim për depresionin pas lindjes”, Dojna nuk i kursen këshillat për nënat e reja!
Dojna Mema është një prej moderatoreve më të dashura të publikut. Më 20 gusht ajo u bë nënë për herë të parë. Erdhi në jetë Nolan Sol. Moderatorja nuk lë pas dore ndjekësit e saj në rrjete sociale. Së fundmi në një “Ask a question” ajo ka folur për problematikat pas lindjes, duke përmendur edhe depresionin “postpartum”, të cilin shumë nga nënat e përjetojnë, por nuk flasin për të.
“Së pari, unë jam shumë e lumtur që jetojmë në një shoqëri ku tanimë mund të flasim normalisht mbi depresionin postpartum dhe nuk ka asgjë të çuditshme. Nuk je anormal nëse ke depresion pas lindjes madje është krejtësisht normale mendoj unë duke marr parasysh presionin që i bëhet një gruaje shtatzënë apo një nëne të re. Nga ana tjetër unë nuk e kam kaluar depresion paslindjes. Po jetoj në mënyrë shumë të natyrshme ndoshta edhe se kisha ndërtuar në kokën time çfarëdo skenari të mundshëm dhe gjërat që erdhën pas ishin më të lehta seç i kisha imagjinuar unë. Kam edhe unë mometet e mia ku ndihem keq, e mbingarkuar, e stresuar dhe gjëja e vetme me mend që bëj në atë moment është të lë një biberon në shtëpi, i them personit më të afërt të më ndihmojë dhe largohem nga shtëpia të marrë frymë thellë dhe të kthehem me energji të reja për djalin, sepse ai e ndjen gjithmon kur unë jam e stresuar, këtë e kam vënë re” ka thënë Dojna.