Të gjithë bashkë për Shqipërinë dhe Isean në Eurovision!

“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019. Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit.
Isea Çili me këngën “Mikja ime fëmijeri” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit po zhvillohet në Gliwice të Polonisë.

Isea ka fluturuar drejt Polonisë sëbashku me prindërit e saj artistë Suela Kalaja dhe Sajmir Çili ku po përgatitet për natën finale e cila do të mbahet më 24 nëntor.

Katowice, Poland, Eurovision Junior 2019😊🤗🇦🇱 Albania

Posted by Sajmir Çili on Sunday, November 17, 2019

Isea duket shumë e sigurt në përgjegjesinë që i është besuar. Në një prononcim për Kids’Time ajo thotë që kënga është pritur mjaft mirë por ajo në modesti nuk ka pritshmëri për çmim. Gara i duket e fortë dhe jo vetëm nga këngët por dhe investimi që shtetet e tjera kanë bërë për përfaqesuesit përkatës. Në provën e parë zyrtare Isea shprehet se është ndjerë paksa e frikësuar nga ajo skenë gjigande.

E vetmja gjë që Isea pret, është të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë por dhe Kosovën. Sikurse surprizoi gazetarët kur iu drejtuan. Përgjigje që nga një fëmijë si Isea habiti dëgjuesit. “Unë jam e gjithë shqiptareve brenda dhe jashtë trojeve dhe përfaqësoj Shqiperinë.”
Sivjet ndryshe nga vitet e tjera Shqiperia mund të votojë dhe këngën përfaqesuese të Shqipërisë.
Votat dhe mbështetja jonë janë vendimtare për Isean, prandaj askush nuk duhet t’i kursejë.
Këtu mund të mësoni mënyrën se si votohet.

Ndërsa këtu gjeni linkun e votimit.

https://junioreurovision.tv/?fbclid=IwAR0HBvLIZ9nLzxnA822dyp3Me8jjAkXPiKhZT5le5Rq7dUQtdNzHjXiJXU0
Do t’ju luteshim ta ndanit edhe me miqtë tuaj këtë informacion, sepse në të tilla raste shqiptarët bëhen bashkë dhe ia dalin.
Isea nuk na bën krenarë vetëm për zërin e saj të jashtëzakonshëm, të cilin e ka dëshmuar edhe në kompeticione të ndryshme ku ka garuar (kujtojmë këtu “The Voice Kids”)por edhe për vetëbesimin që ajo shfaq në skenë dhe jo vetëm. Në një intervistë të dhënë sëfundmi, kofidenca e saj bie shumë në sy dhe anglishja e një vogëlushje vetëm 12 vjeç është për tu admiruar.

Përveç këngës konkurruese të Eurovison, më poshtë do të gjeni disa nga interpretimet më të pabesueshme që ka realizuar vogëlushja Isea. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
2280 Views