Të gjithë mendojnë se kjo është një shenjë që Harry dhe Meghan do të bëhen me fëmijë
E keni ndarë mendjen për të blerë makinë? Lajme të mira, pasi princ Harry ka nxjerrë në shitje makinën e tij Audi RS6 Avant, me të cilën shkoi në shkoi në dasmën e Pippa Middleton, i shoqëruar nga Meghan. Makina është nxjerrë në shitje në Auto Trade për një çmim prej £71,900, shumë pak kohë pasi Harry e ka blerë.


Dhe të gjithë po spekulojnë se Harry e ka nxjerrë në shitje makinën e tij, pasi po kërkon një makinë me më shumë hapësirë, sepse ai dhe Meghan po mendojnë për të zgjeruar familjen. Erin Baker, drejtori editorial i Auto Trade i shtoi zërat me deklaratën e tij: “Pse princi po e shet makinën kaq shpejt? Ndoshta ai dëshiron një makinë familjare më të madhe…”
