Të gjithë mësuesit si unë, mezi e kanë pritur një lajm të tillë

Shkolla është vetëm pak ditë larg dhe e dini cila është gjëja që mendojmë menjëherë sapo nis një vit shkollor? Një ndër imazhet e para që na vjen në mendje janë mëngjeset para shkollës – ato kur presim nxënësit të hyjnë në oborr ndërsa në duar mbajnë nga një pije energjike. Po, që në pikë të mëngjesit! Ndonjëri, sapo sheh mësuesen që çdo ditë e këshillon t’i zëvendësojë këto lloj pijesh me lëngje frutash të freskëta në shtëpi ose edhe me një shishe me ujë, përpiqet ta fshehë pas vetes pijen e preferuar, por të gjithë e dimë. Kjo nuk është zgjidhje…

Etiketa e tyre mund të shkruajë ‘not for children’ (jo për fëmijët), por 69% e adoleshentëve dhe 24% e fëmijëve nën 10 vjeç janë konsumues të rregullt të lëngjeve energjike me përmbajtje të lartë të kafeinës, të cilat çojnë në efekte të dëmshme shëndetësore pas konsumit.

Shitjet, gjithmonë në rritje të pijeve energjike, kanë çuar në një vendim unanim të qeverisë britanike. Jo më larg se një javë më parë, Anglia ka vendosur të ndalojë shitjen e këtyre pijeve energjike, të cilat kanë përmbajtje të lartë kafeine – mbi 150 mg kafeinë për litër. Ky është një lajm i mrekullueshëm, por në të njëjtën kohë edhe një ‘no-brainer’ total. Jo vetëm Anglia, por edhe vendi ynë ka mësues shumë të mirë në shkolla, por edhe mësuesi më i talentuar duhet të përdorë të gjitha aspektet e njohurive pedagogjike për t’u marrë me efektet që u jep fëmijëve konsumimi i pijeve të tilla energjike.

Mësuesit e tjerë në të gjitha vendet kanë komentuar ndikimin që japin këto pije me nivele të larta kafeine dhe që ende janë të pranishme gjerësisht në disa supermarke apo edhe në dyqanet e qosheve pa kontroll shitjeje. Pijet energjike nuk janë të përshtatshme për fëmijët, madje edhe kompanitë që i tregtojnë pajtohen me këtë, derisa e deklarojnë në anën e pasme të çdo produkti.

Por pse janë akoma në duart e fëmijëve?

Së pari, janë të lira; madje shpesh edhe më të lira se uji! Qendra e Shëndetit Publik në Britani tha se pijet energjetike ishin po aq të lira sa edhe uji, ndaj fëmijët deri në 10 vjeç i blejnë më shumë.

Pijet energjike nuk zënë vend në dietat e fëmijëve, sepse nuk janë të përshtatshme për shëndetin e tyre dhe trajtohen me të njëjtat rregulla komerciale si alkooli dhe cigaret. Efektet fizike që këto pije kanë tek fëmijët janë të shumta; kokë të varur në tavolinë, lodhje ose gjendje e plogësht që në mëngjes (efekte të një gjumi të çrregullt), paaftësi për t’u përqëndruar në periudha të zgjatura, sjellje problematike etj.

Si mund të presim që fëmijët të përballen me kërkesat e një kurrikule të pasur akademike?

Për të pasur ndikim maksimal, ne kemi nevojë t’i dërgojmë qeverisë këtë mesazh: pijet energjetike nuk duhet të bëhen pjesë e dietave të fëmijëve, sespe ato nuk janë të përshtatshme për ta dhe duhet të trajtohen me të njëjtat rregulla komerciale si alkooli dhe cigaret.

Të gjithë kolegët e kanë pranuar si problem, madje edhe sindikatat e përkrahin ndalimin, shumica e supermarketeve më të mëdha i janë bashkuar nismës në përpjekje për të eliminuar shitjet për fëmijët, por edhe specialistët e shëndetësisë – njerëzve që ua besojmë shëndetin e fëmijëve tanë – duhet ta ngrenë me zë të lartë problemin duke i bërtitur rreziqet.

Atëherë, të gjithë mësuesit si unë do të gëzoheshin nga një lajm i tillë që kalon kufijtë e Britanisë.

Share With:
Translate »
801 Views