“Të harrosh nuk është e mundur”, intervista prekëse e babait që gruaja i vrau tre vajzat
“Të harrosh nuk është e mundur, dhimbja është ndonjëherë aq e fortë sa që më trullos. Por vazhdoj të jetoj dhe kujtesa e vajzave të mia shoqëron çdo orë të ekzistencës sime”.
Këto janë fjalët prekëse të Bashkim Dobrushit dhënë në një intervistë për mediat italiane, ndërsa është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në 4 vjetorin e tragjedisë që ndodhi në Leko të Italisë.
Në 9 mars të 2014, Edlira Copa ndërpreu në mes buzëqeshjet e 3 vajzave të saj: Simonës 13 vjeçe, Sindi 3 vjeçe dhe Keisit 10 vjeçe.
E dita e 9 marsit të 2014-ës ishte tronditëse, pasi ish-gruaja e Bashkimit mbyti tre vajzat.
Katër vjet nga masakra, Baskimi vazhdon ende të përjetojë tmerrin, boshllëkun dhe ende nuk ka një përgjigje se për se ish-bashkëshortja e tij bëri atë veprim. Pavarësisht vuajtjes që e torturon një fije shprese ka për të, pasi së shpejti do të jetë baba përsëri.
Prillin e kaluar ai u martua me Aferditën, 36 vjeçe dhe tani çifti pret një fëmijë. Ajo duhet të lindë në 3 prill, ditën kur Simona, vajza më e madhe do të festonte ditëlindjen e 17.