Të ndarë, por bashkë! Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shijojnë ditët me vajzën e sapolindur
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly synojnë që “të bashkëprindërojnë paqësisht për vajzën e tyre”, është shprehur një burim për Page Six.
Aktorja dhe reperi u bënë prindër për herë të parë para një jave dhe një burim thotë se pavarësisht se “nuk po jetojnë bashkë”, Megan “e ka lejuar” MGK “të qëndrojë me të që të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fëmijën”.

Për momentin, ata ”nuk kanë vendosur një axhendë. Tani ata thjesht duan ta festojnë këtë periudhë dhe të shijojnë vogëlushen e tyre”.
Gjatë lindjes së vajzës, e cila erdhi në jetën të enjten e shkuar, reperi “ishte në sallë”. Pranë çiftit u gjend edhe motra e aktores, Kristi.

Ishte Machine Gun Kelly ai që e dha lajmin e lindjes së vajzës. Në fakt, pati edhe një ngatërresë për shkak të mbishkrimit që shoqëronte foton ku ai e quante “farë hyjnore” (celestial seed) dhe fansat menduan se ky ishte emri i saj. Në një reagim të publikuar të hënën, reperi tha: “Prisni djema… emri i saj s’është ‘Celestial Seed’. Emrin do jua thotë mamaja e saj kur ne të jemi gati”.

Për Megan, ky është fëmija i katërt pasi ka edhe tre të tjerë me ish-burrin, Brian Austin Green.