Të papublikuara më parë! Iggy Azalea poston fotografi të djalit: S’më besohet sa shpejt fluturon koha

Iggy Azalea ka rënë pre e nostalgjisë, duke u endur kështu mes kujtimesh. Së fundmi, reperja 30-vjeçare shpërndau fotografi të papulikuara më parë të djalit të saj, Onyx-it.


“Nuk mundem dot ta besoj sa shpejt fluturon koha. Deri dje ishte një top i vockël në krahët e mi”, shkroi Azalea.

Më 10 qershor të vitit të shkuar, Azalea do të njoftonte në Instagram se ishte bërë nënë e një djali.

“Prita derisa të vinte koha e duhur për ta thënë, por sa më shumë kalonte koha, kuptoja se gjithmonë do të ndjehem jo mirë në dhënien e lajmeve gjigante”.

Nëna e re shtoi asokohe se ajo dëshironte ta mbante jetën e saj larg kamerave dhe paparacëve, por nga ana tjetër kërkonte të theksonte se djali i saj nuk ishte një sekret.

“E dua përtej fjalëve”, u shpreh reperja.

Teksa reflektoi për 2020-ën, në nëntor artistja u tha fansave se pavarësisht një viti të trazuar, ajo ishte mirënjohëse që jeta i kishte dhënë një djalë. Vogëlushi Onyx lindi si fryt i romancës mes saj dhe ish-it Playboi Carti. Ata u takuan në 2018-ën dhe tre muaj pas lindjes vendosën të jetonin bashkë. Por tetorin e 2019-ës i dhanë fund, teksa Azalea sqaroi fansat se pavarësisht ndarjes, Carti do të ishte i përfshirë në jetën e Onyx-it.

Share With:
Translate »
332 Views