Të pasurit më shumë se dy fëmijë të bën dëm për trurin. Kështu thotë një studim

Sipas një studimi të fundit, të kesh më shumë se dy fëmijë mund të dëmtojë funksionin kognitiv, pra njohës. Të kesh tre ose më shumë fëmijë barazohet me 6.2 vite më shumë plakje.

Studimi, i botuar në revistën Demography dhe i udhëhequr nga studiues nga Shkolla e Shëndetit Publik të Mailman University zbulon se të kesh tre fëmijë ose më shumë mund të dëmtojë trurin.

Duket se shëndeti i trurit të prindërve me tre ose më shumë fëmijë ka një dobësim, afatgjatë më të theksuar sesa prindërit që kanë një ose dy fëmijë.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit analizuan përgjigjet e një sondazhi të njerëzve nga 20 vende evropiane dhe nga Izraeli. Pjesëmarrësit ishin 65 vjeç e lart dhe kishin të paktën dy fëmijë biologjikë.

Pas kontrollimit të variablave të shumtë, si arsimi i prindërve dhe mosha në lindjen e fëmijës së tyre të dytë, autori i studimit Vegard Skirbekk, PhD, profesor i Shëndetit të Popullsisë dhe Familjes në Columbia Mailman School, dhe bashkëautori i tij Eric Bonsang, zbuluan se të rriturit me tre ose më shumë fëmijë rezultuan më keq në testet njohëse.

“Efekti negativ i të pasurit tre ose më shumë fëmijë në funksionimin kognitiv nuk është i papërfillshëm. Ai është i barabartë me 6.2 vite plakje”, tha Dr. Bonsang.

Kjo plakje e parakohshme e trurit për shkak të të pasurit tre fëmijë ose më shumë vlen si për baballarët ashtu edhe për nënat.

Studimi zbulon se të kesh më shumë se dy fëmijë të përfshin në më shumë sfida si fizikisht dhe mendërisht, ashtu edhe financiarisht. Të pasurit më shumë se dy fëmijë të çon në rritje të barrës financiare që çon në shanse më të mëdha për të rënë nën pragun mesatar, duke ulur kështu standardin e jetesës. Stresi për aspektin ekonomik, siç shkruan autorët, çon në një përkeqësim të hershëm të funksioneve njohëse.

Për më tepër, prindërit me më shumë fëmijë mund të kenë më pak kohë për t’u çlodhur dhe më pak kohë për të shpenzuar në hobi dhe aktivitete stimuluese për veten. Prindërit, jo pak herë, privohen edhe nga gjumi.

Share With:
Translate »
296 Views