Të porsalindurit e Tiranës, i dhurojnë kryqeytetit kartolinën më të bukur
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar një video të këndshme të disa prej të sapolindurve në kryeqytet.
Vogëlushët janë veshur me të kuqe si babagjysha të Vitit të Ri dhe duken shumë të bukur të futur në çorapet festive.
“Me këto pamje të mrekullueshme të fëmijëve të porsalindur në dy maternitetet e Tiranës, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen!”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Këta bebushë janë padyshim dhutata më e bukur e prindërve këtë fundvit, por edhe për ne, që gëzojmë kur shohim të ndodhin gjëra kaq të bukura nëpër spitalet tona!
Me këto pamje të mrekullueshme të fëmijëve të porsalindur në dy maternitetet e Tiranës, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! #KartolinaMShMS #GëzuarFestat
Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on Monday, December 25, 2017