Të qarat e bebes nxisin prodhimin e qumështit të nënës

Të qarat e bebes stimulojnë prodhimin e qumështit të nënës. Një studim i fundit në laborator tregon dhe vërteton se të qarat e të porsalindurit nxisin prodhimin e oksitocinës, duke konfirmuar rëndësinë e këtij hormoni në procesin e gjidhënies.

Nuk është mister që të qarat e fëmijëve janë një mjet i fuqishëm komunikimi, në gjendje t’i transmetojë nënës nevojat e tyre. Nga eksperimentet me sensorë molekularë mjaft të sofistikuar, studiuesit kanë arritur të shohin se si ndikon tek truri i nënës e qara e bebes së saj. Sinjali shkon drejtpërdrejt në qelizat që kanë detyrën e përcaktuar për prodhimin e hormonit oksitocinë në tru, me një shpejtësi mbresëlënëse.

Në kushte normale, këto qeliza bllokohen nga proteina të përcaktuara që evitojnë angazhimin në rastet e alarmeve false, ndërsa kur fëmija qan, brenda 30 sekondash sinjalet neurale bllokojnë efektin e këtyre proteinave, duke bërë gati menjëherë prodhimin e qumështit, i cili nga nisja vijon pa pushim për 5 minuta, kohë e mjaftueshme për të ushqyer beben në gji.

Niveli dhe çlirimi i hormonit oksitocinë, shpjegojnë mjekët, si pasojë e të qarës së bebes, nuk vërehen në asnjë rast tek gratë që nuk kanë lindur, por vetëm tek nënat.

Share With:
Translate »
5 Views