Të sëmurë për festa? Ja disa arsye pse jeni në këtë gjendje!

Disa rutina sezonale mund të dobësojë në mënyrë të heshtur sistemin imunitar. Dritare.net do ju tregojë disa nga arsyet pse ju sëmureni gjatë pushimeve të fundvitit

1. Hani shumë ëmbëlsira

Festat e fundvitit kanë shumë ëmbëlsira, dhe sheqeri dobëson sistemin imunitar. Ka dëshmi që konsumi i sheqerit ul aftësitë tona për të luftuar infeksionet.

2. Dehidratoheni

Nëse ajri i ftohtë nuk ju detyron të sëmureni, ajri i thatë i dimrit rrit rrezikun e infektimit. Viruset janë më efektivë kur ajri është i thatë, dhe gripi përhapet shumë shpejt.

Prandaj është e nevojshme që ju të qëndroni të hidratuar.

3. Ndryshimi i orarit të gjumit

Kur shkojmë në festa, ne qëndrojmë vonë, dhe pastaj flemë në mëngjes. Ky është një shembull i ndërprerjes së rutinës së gjumit, që zakonisht çon në dhimbje koke. Mësoni si të jeni të planifikuar me orarin e gjumit.

4. Qëndroni shumë kohë brenda

Periudha e fundvitit është e mbushur me momente të qëndrimit brenda në zyrë dhe në shtëpi, për shkak të punëve të shumta dhe të ftohtit. Por ju duhet të dini që nëse nuk ekspozoheni ndaj dritës së diellit, ju do prireni të fili më gjumë dhe të stërviteni më pak, gjë që çon në dobësimin e sistemit imunitar. Vitamina D rrit numrin e prodhimit të qelizave imunologjike.

5. Pema e Krishtlindjeve ju bën të alergji

Simptomat që nuk përmirësohen ose përkeqësohen përgjatë pushimeve, nënkupton që j jeni alergjikë përgjatë pushimeve.  Pemak ka disa spore mikroskopike që shkaktojnë teshtimë ose kruajtje në hundë. Nëse jeni alergjik, blini një pemë artificiale.

Share With:
Translate »
434 Views