“Të shkon të kesh 5 fëmijë”/ Einxhel habit me përgjigjen: Po mendoj të bëj një çerdhe timen…
Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku poston foto e video të ndryshme.
Shkira nuk e ka aspak problem që me ndjekësit e saj të ndajë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, madje edhe ato kur ajo nuk është mirë.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo herë pas here tregon edhe mesazhet pozitive dhe negative që merr nga ndjekësit në “Instagram”. E kështu ka bërë ditën e djeshme, ku ajo ka postuar në “Instastory” një mesazh nga një fans
Kjo e fundit i sugjeron Einxhelit që të bëjë 5 fëmijë se i shkon shumë, por ajo mesa duket është lodhur që tani. Ajo u kërkon vetëm që këto mendime mos t’i përcillen Dj Dagz, partnerit të saj, pasi ky i fundit do donte shumë.
”Të shkon me i bo nja 5 fëmijë”– i shkruan një ndjekëse, të cilës i është përgjigjur:
“Heh më shkon si jo, po e mendoj njëherë të bëj një çerdhe timen dhe unë me një çukuruk të vogël dhe i kam leshu dallëndyshet imagjino me 5. Shyqyr s’ja çoni Dagzit këto sugjerime. Nejse tani ika me vërtet me fjet se ju te lini pa gjumë me këto ide”.