“Të të kisha afër do t’i bëja hundët përshesh” Olta Boka i kthehet ashpër fanses: “Nga ti e mbroj vajzën time”
Këngëtarja Olta Bok aka treguar se mbrëmjen e kaluar pa dashur ka publikuar një video ku tregonte portretin e vajzës së saj, Gaia. Ajo ka treguar se teksa bisedonte me kushërirat e saj, pa vetëdije ka hedhur vidoen në rrjetet sociale.
Olta ka treuar se është penduar dhe iu kërkon personave të cilët e kanë parë si dhe gazetarëve që mos ta përdorin videon pasi është shumë e rëndësishme për të ta mbajë vogëlushen e saj larg mediave dhe rrjeteve sociale.
“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes, për sa kohë që kam vendosur mos ta nxjerrë vajzën në rrjetet sociale.”- ka shkruar ndër të tjera Olta.
Pas këtij statusi në rrjetet sociale, ka patur edhe nga ata persona që nuk e kuptojnë arsyen pse ajo kërkon të mbajë të fshehtë portretine e vajzës.
“Se di si ke zemër dhe thua kështu për një postim që e ke bërë për evladin tënd. A je more ti normal që thua mu thanë duart se e postova një video me vajzën? Tmerr çfarë nëne i thua vetes, a mos je duke rritur ndonjë sulltan a sulltanesh që nuk dëshiron ta postosh? Figurat më të njohur botërore postojnë fëmijët e tyre. Po të isha afër do t’i bëja hundët përshesh” i shkruan ndjekësja në Instatstory. Megjithatë, Olta nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje publike. Ajo shkruan në postimin e saj:
“Ja pse nuk e postoj evladin tim. Prej njerëzve si puna jote që s’di ku e kanë zemrën. Ta paskam zili prindërimin, por ti hallin Sulltaneshës time mos ja qaj hallin. Do ketë gjithmonë një mama që do e mbrojë prej teje dhe specieve të tjera si ti. Fundja të dyja duart për një kokë janë dhe aty kupton pastaj çfarë do të thotë “hundët përshesh” ti e paedukatë që e quan veten nënë më të mirë se unë.”

