“Të të them të dua nuk mjafton!”, Kim Kardashian i shprehu fjalët më të bukura të ëmës për ditëlindje

Sot, Kris Jenner feston 65-vjetorin e lindjes së saj dhe nuk ka vonuar në rrjete sociale urimi i parë nga vajza e saj, Kim.

40-vjeçarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram disa foto me të ëmën, teksa është përpjekur të gjejë fjalët e duhura për t’i shprehur dashurinë e për ta falenderuar.

Kim i është mirënjohëse mamasë që e ka mësuar si t’i bëjë ballë jetës, të jetë një femër e fortë dhe të ketë etikë në punë.

“Mami! Ti je 65 vjeçe sot dhe s’je dukur ndonjëherë më mirë! Me të vërtetë nuk e kuptoj si e bën këtë! Ti e bën jetën të duket kaq e thjeshtë, duke rritur 6 fëmijë, duke ngritur një perandori dhe duke qenë një mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë. Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për aftësitë që na ke dhënë në jetë. Faleminderit që je shembulli më i mirë, që na ke dhënë etikë pune dhe shumë dashuri! Të të them “Të dua” nuk mjafton! Gëzuar ditëlindjen!”- ka shkruar Kim.

 

Dy ditë më parë, si një mama “luaneshë”, Kris i doli publikisht në mbrojtje vajzës së saj Kendall pasi e kryqëzuan për festën gjigante të ditëlindjes.

Ajo u shpreh se të gjithë kishin respektuar protokollin anti-Covid dhe askush nuk u vu në rrezik.

Share With:
Translate »
346 Views