Të tre fëmijët e futbollistit e festojnë sot datëlindjen, por nuk janë trinjakë

Futbollisti Antoine Girezman është baba i tre fëmijëve të cilët sot festojnë datëlindjen.

Po aq i saktë sa është me gjuajtjen e topit drejt rrjetës, aq i saktë është treguar dhe me përllogaritjen e datave të lindjes së tre fëmijëve të tij (nëse nuk është krejt rastësi).

Më 8 prill të vitit 2016 erdhi në jetë Mia. Asokohe francezi luante për Atletico Madrid dhe e njoftoi lajmin pas realizimit të një goli në fitoren 3-1 ndaj Espanyol. Simbolikisht ai formoi germën “M” me dorën e djathtë duke ia kushtuar realizimin vajzës Mia.

Më 8 prill të vitit 2019 erdhi në jetë Amaro. Griezman postoi dorën e vogëlushit në faqen e tij në Instagram për të bërë me dije lajmin e ëmbël.

Më 8 prill 2021 erdhi në jetë Alba, e cila sot feston një vjetorin.

Të tre fëmijët e Greizman e festojnë sot datëlindjen,

Share With:
Translate »
184 Views