“Të vdektë pjella në bark!” Ndjekësi i bën komentin e tmerrshëm, si reagoi Neda?

Situatën e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit së fundi e ka komentuar edhe Neda Balluku, opinionistja e “Për’puthen”.

Teksa ka shprehur keqardhjen e saj për Kiarën e cila u gjend në atë situatë nga Luizi, i dashuri i saj, nuk ka harruar të kritikojë Olta Gixharin.

Sipas Nedës, aktorja shfrytëzoi atë moment që të nervozojë Luizin dhe të nxjerrë si viktimë Kiarën.

Bazuar në këtë reagim të saj,një përdorues i rrjeteve sociale ka bërë një koment aspak të këndshëm”, të cilin Neda ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Kjo Neda shumë qenie e ulët, pa pikë inteligjence. Të vdektë pjella në bark, se qenie si ti nuk i duhen kësaj shoqërie. Ti nuk ke jetë, jeton e vdekur dhe je një dallavere dhe thashethemexhie,”-shkruhet në komentin e tmerrshëm për Nedën.

Kjo e fundit, ndonëse e ka ndarë ka zgjedhur t’i përgjigjet në një mënyrë shumë të moderuar, ndonëse u tha diçka kaq e rëndë për fëmijën që është në pritje.

“Jeni të mrekullueshëm.Të flasësh atë që të do qejfi kur e di se ata si puna e këtyre luajnë mendsh, është si të marrësh frymë pasi e ke mbajtur gjatë nën ujë,”-shkruan Neda Balluku.

Share With:
Translate »
178 Views